Ëmbëlsirë me banane

Një ëmbëlsirë e shijshme për një mbrëmje të ëmbël me familjen ose shoqërinë.

Për 6 persona

Përbërësit

Për petën:
5 vezë
1 sheqer vanilje
100 gr arra të bluara
3 lugë gjelle miell
Për kremin:
1 l qumësht
3 puding vanilje
7 luge gjelle sheqer
200 gr gjalpë
Plus:
8 banane
200 gr cokollatë gatimi
150 gr gjalpë
vaj
pekmez kajsie

Udhëzimet
Hapi 1
Me përbërësit e mësipërm, përvec pekmezit, bëjeni një brumë homogjen, të cilin do ta zbrazni në tavën me dimension 30×30 cm e të spërkatur me pak miell.

Hapi 2
Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Hapi 3
Ndërkohë me përbërësit e cekur ziejeni kremin.

Hapi 4
Në kremin e ftohur shtojeni gjalpën e prerë dhe trazojini mirë të dyja.

Hapi 5
Petën e pjekur lyejeni me pekmez kajsie e sipër renditini bananet e prera në rrathë. Do t’iu duhen 8 banane.

Hapi 6
80 gr cokollatë kuzhine shkrijeni me pak gjalpë dhe hidheni sipër bananeve. Më pas, sipër cokollates zbrazeni kremin e përgatitur.

Hapi 7
Në fund, shkrijeni edhe 120 gr cokollatë bashkë me pak gjalpë e vaj dhe hidhjani sipër ëmbëlsirës së përgatitur.

Ju bëftë mirë.