Ëmbëlsirë me kakao

Ëmbëlsirat më të mira janë ato që janë më ekonomike, bëhen lehtë dhe kanë një shije fenomenale. Kjo ëmbëlsirë është e tillë!

Udhëzimet

Hapi 1 

Përbërësit për petën:
3 gota sheqer
3 gota miell
3 gota jogurt
1 lugë e vogël sodë bikarbonë
½ gotë vaj
3 lugë gjelle kakao
100 gr cokollatë gatimi
Për shurupin:
10 lugë gjelle sheqer
17 lugë gjelle qumësht
125 gr gjalpë
3 lugë gjelle kakao

Bëjmë bashkë të gjithë përbërësit për brumin, derisa të fitojmë një masë homogjene.

Hapi 2 
Brumi zbrazet në tavën e lyer me yndyrë dhe piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë për afro gjysmë ore.

Hapi 3
Pas pjekjes e lëmë të pushojë 5 minuta, ndërkohë që nisim e bëjmë shurupin.

Hapi 4
Shurupin e bëjmë duke zier së bashku të gjithë përbërësit derisa të fitojmë një shurup të trashë.

Hapi 5 
Ëmbëlsirën e prejmë në katrorka e më pas ia hedhim shurupin.

Hapi 6
Mbi shurup hedhim edhe glazurën prej çokollate, të cilën e përfitojmë duke shkrirë çokollatën me 3 lugë gjelle vaj.

Ju bëftë mirë.