Enca: Jam krijesa më e bukur në botë

Këngëtarja Enca Haxhia kohëve të fundit është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ka qenë mjaft e diskutuar në media lidhur me disa reagime të bëra së fundmi në InstaStory.

Kësaj here ajo i është drejtuar njerëzve që e urrejnë, duke iu thënë se ata janë humbës, dhe se ajo është Zoti për ta.

Ndërkohë, këngëtarja shkruan se edhe në ditët e saj më të këqija i duket vetja krijesa më e bukur, sepse sipas saj e tillë është.

”Dhe sa për krahasimet, edhe në ditët e mia më të këqija ndihem si krijesa më e bukur në botë sepse ashtu jam. Dhe kështu duhet të ndiheni të gjithë, përveç juve haters-ave, juve keni Zot m***n tim”, kanë qenë fjalët e Encës në InstaStory.

E njëjta pritet që së shpejti të sjellë këngë të reja për fansat këtë vit.

Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet “Kujt pi han” në bashkëpunim me Don Phenom – këngë kjo e cila u mirëprit nga fansat.