Eurodeputetët duan karikues universal për të gjitha pajisjet elektronike

Deputetët e Parlamentit Evropian kërkuan nga Komisioni Evropian që të përshpejtojë futjen e një karikuesi universal për të gjithë telefonat mobilë dhe pajisjet e tjera portative elektronike në interes të konsumatorëve dhe mjedisit.

Në Direktivën e Pajisjeve Radio 2014, ligjvënësit e BE kërkuan krijimin e një ngarkuesi universal dhe fuqizuan Komisionin që të vazhdojë të punojë mbi të përmes një akti të deleguar

Në një seancë plenare në Strasburg, eurodeputetët me shumicë dërmuese kërkuan futjen e karikuesve universalë sa më shpejt të jetë e mundur, të pajtueshme me të gjithë telefonat mobilë, tabletët, lexuesit, e-librat dhe pajisjet e tjera portative.

Një numër ligjvënësish kanë kritikuar ngadalësinë dhe jo efikasitetin e Komisionit në zbatimin e direktivës, dhe disa kanë shprehur dyshime se mund të ketë frikë të kundërshtojë korporatat që kundërshtojnë një masë të tillë, siç është “Apple”.

Që nga miratimi i direktivës në vitin 2014, Komisioni është mbështetur në rekomandime, duke pritur që prodhuesit të harmonizojnë vullnetarisht produktet e tyre, por kjo qasje ka dështuar.

Sipas vlerësimeve, ngarkuesit më të vjetër gjenerojnë më shumë se 51,000 ton mbeturina elektronike në vit.

Konsumatorët mund të kursejnë gjysmë miliardë euro deri në vitin 2021 duke zbatuar këtë masë.

Në përfundim të debatit, u bë e ditur se KE së shpejti do të paraqesë një propozim që rregullon çështjen.

Prodhuesit e pajisjeve elektronike kanë kundërshtuar kërkesat, duke argumentuar se një rregullim i tillë do të pengonte risitë e mundshme në teknologji.

Parlamenti duhet të votojë për rezolutën në një seancë plenare këtë pranverë.