Eurodeputeti McAllister pret që takimi i Berlinit të kontribuojë në vazhdimin e dialogut

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister pret që takimi i 29 prillit në Berlin të kontribuojë në vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës i cili është një objektiv i përbashkët i Bashkimit Evropian.

“Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të jetë pjesë e konferencës së Berlinit, por atje nuk zëvendësohen aktivitetet e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Përfaqësueses së Lartë.

Qëllimi ynë i përbashkët është të vazhdojmë dialogun, “tha eurodeputeti gjerman McAllister

Në takimin e 29 prillit që mbahet në kryeqytetin gjerman do të marrin pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj si dhe homologët e tyre nga Serbia, Aleksandar Vuçiq dhe Ana Bërnabiq.