“Eurovisioni” merr vendim në lidhje me organizimin e festivalit këtë vit

Pas anulimit vitin e kaluar, u njoftua se do të kishte 4 skenarë të mundshëm në të cilët “Eurovisioni”, mund të zhvillohej në vitin 2021. Ndërsa datat e festivalit afrohen gjithnjë e më afër, është bërë e qartë se cili prej skenarëve nuk është më i zbatueshëm.
Organizatorët e festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest”, kanë bërë të ditur sot se është përjashtuar skenari i parë i organizimit të Eurovisionit, që ishte planifikuar të zhvillohej në kushte normale, por për shkak të gjendjes me COVID-19 në botë, ky skenar është përjashtuar, ndërsa kanë mbetur edhe tre të tjerë.

Po ashtu, siç ishte bërë e ditur pas anulimit të festivalit vitin e kaluar, organizatorët kanë konfirmuar se festivali më i madh i muzikës në Evropë do të zhvillohet patjetër këtë vit në data 18,20 dhe 22 maj.
Holanda si vend mikëpritës i festivalit të 65-të bashkë me organizatorin Bashkimin Evropian të Teransmetuesve (EBU), tashmë kanë rëndë dakord që pas përjashtimit të skenarit A, të diskutohen edhe tre skenarët tjerë (B,C dhe D).
“Eurovisioni patjetër do të bëjë kthimin e tij të mirëpritur në muajin maj pavarësisht nga pandemia, por, në rrethanat mbizotëruese, është për fat të keq e pamundur të mbajmë ngjarjen në mënyrën siç jemi mësuar”, tha Martin Österdahl, Mbikëqyrës Ekzekutiv i festivalit.

Organizatorët tani do të përqendrojnë përpjekjet e tyre në Skenarin B. Kjo rrethanë do të përfshijë organizimin e një ngjarjeje të distancuar shoqërore me artistë që interpretojnë në Roterdam të Holandës dhe me audiencë deri në 80% në sallë, transmeton Zeri.info.
“Sigurisht, shëndeti dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve në Eurovision Song Contest, nga ekipet te artistët, është përparësia jonë kryesore. Ne po ndjekim nga afër zhvillimet ndërkombëtare dhe po vazhdojmë të hulumtojmë dhe planifikojmë për 3 skenarë të rishikuar (B, C dhe D) që u publikuar për herë të parë vjeshtën e kaluar, ”shtoi Österdahl.
Një vendim i mëtejshëm se si do të zhvillohet festivali do të merret në javët e ardhshme.
Këtë vit tashmë janë konfirmuar 41 shtete pjesëmarrëse, Shqipërinë do ta përfaqësoi këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, kurse Kosova nuk ka arritur të siguroi pjesëmarrje as këtë herë.