Evertoni dhe Arsenali duke monitoruar situatën e Ancelottit

Arsenali dhe Evertoni kanë shkarkuar trajnerët e tyre gjatë javës së kaluar.

Marco Silva u shkarkua të enjten pas 18 muajsh në krye të klubit anglez pas humbjes nga Liverpooli, ndërsa fatin e njëjtë e kishte edhe trajneri Unai Emery, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta me Arsenalin.

Tashmë të dy skuadrat janë në kërkim të trajnerëve të ardhshëm, dhe të dy klubet angleze janë duke monitoruar nga afër situatën e Carlo Ancelotti tek Napoli.

Siç raportojnë mediat italiane, Ancelotti është në ditët e fundit tek Napoli dhe shihet si trajner adekuat për stolin e klubeve angleze.

Për klubin e Evertonin në listë gjithashtu është edhe David Moyes, ndërsa tek Arsenali përpos Carlo Ancelottit kandidatë për ta marrë drejtimin e skuadrës janë edhe Arteta si dhe Viera.