Fasule me speca t’pjekur

Fasuleja e përgatitur kështu bëhet posacërisht e shijshme. Provojeni!

Përbërësit

1 kg speca të pjekur
500 gr fasule e bardhë
2 qepë
3 thelpinj hudhre
2 lugë gjelle pure domatesh
vaj ulliri
kripë dhe piper i z

Udhëzimet

Hapi 1 
Fasulen ziejeni si zakonisht me ujë derisa të nis e zbutet.

Hapi 2 
Qepët dhe hudhrën e grirë imët fërgojini në tenxhere me vaj ulliri derisa të ndryshojnë ngjyrë.

Hapi 3 
Specat qërojini e pastrojini nga farat. Më pas pritini në kubikë.

Hapi 4 
Fasulen dhe specat e qëruar hidhini tek tenxherja me qepët bashkë me purenë e domates.

Hapi 5 
Shtoni edhe pak ujë dhe vazhdoni zierjen për edhe 30 minuta të tjerë.

Hapi 6 
Pas kësaj kohe, fasuleja me speca është e gatshme.

Ju bëftë mirë.