Ferizaj: Babai plagos të birin 23 vjeçar

Pas një mosmarrëveshje, në ora 7:20 babai ka plagosur të birin në fshatin Jezercë të Ferizajt.

Deri tek plagosja me armë ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes babait dhe të birit, ku 23 vjeçari është qëlluar me armë në këmbë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mas babait dhe djalit. Babai e ka plagos djalin e tij 23 vjeçar me armë në këmbë. Hetimet janë duke u zhvilluar”, ka thënë Gashi.

23 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë, kurse i dyshuari është arrestuar.