FIFA refuzon dokumentacionet e Leicester për Adrien Silva

FIFA ka refuzuar dokumentacionet e Leicester për regjistrimin e mesfushorit Adrien Silva si lojtarë të tyre, shkruan Sky Sport.

‘Dhelprat’ kishin arritur një marrëveshje prej 22 milionë funtash me Sporting Lisbon për portugezin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por kërkuan edhe dy orë shtesë për kompletimin e dokumenteve të nevojshme.

Zyrtarë të ekipit anglez kanë konfirmuar se Leicester, Sporting Lisbon dhe Adrien Silva, janë duke punuar rreth rregullimit të dokumenteve, në mënyrë që FIFA të japë lejen që 28-vjeçari të luajë për ekipin nga Premier Liga.