Fitore minimale, por shumë e rëndësishme për Liverpoolin

Liverpool është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi aspak i lehtë te Brighton.
Para 30 mijë tifozëve në stadiumin ‘Amex’, Liverpool ka arritur të mposht 0-1 vendasit e Brighton

Edhe në këtë sfidë, heroi i Liverpoolit doli të jetë sulmuesi Mohamed Salah.

Ylli egjiptian, në minutën e 50’ arriti të fitonte një penallti, të cilën pastaj e shndërroi në gol, për 0-1.

Për Liverpoolin për 72’ minuta u paraqit edhe Xherdan Shariqi.

Me këtë fitore, Liverpool numëron 57 pikë, duke kryesuar në Premierligë, ku shpreson në një gabim të mundshëm të Manchester Cityt në shtëpi ndaj Wolves.