Fjalët e para të Edy Reja si trajner i Shqipërisë

Edy Reja është prezantuar si trajner i Kombëtares Shqiptare.
Italiani, gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Shqipëri për të marrë drejtimin kuqezinjve, për të zëvendësuar bashkëvendësin e tij, Christian Panucci, i cili u largua pas humbjes nga Turqia në kualifikimet për Euro 2020.

Reja, në fjalët e para si trajner i Shqipërisë, është deklaruar krenar për punën e re, duke zbuluar edhe disa prapaskena që kanë shtyrë deri te ky vendim.

“Jam shumë krenar dhe i nderuar që do të punoj për Kombëtaren e Shqipërisë. Nuk jam nga ata që premtoj mrekulli, por që do të punoj 200 për qind për t’i arritur objektivat”, ka deklaruar Reja

“Forca e grupit është arma më e fortë e kësaj skuadre, por në kohët e fundit ka pasur probleme në këtë aspekt”.

“Igli Tare më telefonoi me më tha: Çfarë bën akoma në shtëpi? Akoma nuk ke ikur te Shqipëria”.