Fjalët prekësë të djalit të Remit: Babi në luftë ishe i suksesshëm besoj të jesh edhe në këtë situatë

Pas publikimit të lajmit se Rrustem Mustafa i njohur në publik si komandant Remi është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, ka reaguar djali i tij. Përmes profilit të tij në Facebook, djali i Remit ka shkruar se babai i tij ishte i sukseshëm në luftë dhe beson se do të ketë sukses edhe në këtë situatë.
“Babi, në luft ishe i suksesshëm, besoj që edhe në këtë situat do të kesh sukses, jemi krenar me ty”, ka shkruar ai në FB.

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është personi i parë që do të intervistohet nga Prokurori i Gjykatës Speciale. Këtë e ka konifrmuar avokati i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arianit Koci.