Flamuri i Kosovës dhe Serbisë në një shtyllë midis Bosnjës e Hercegovinës

Çuditërisht organizatori i Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF), Sarajeva dhe Sarajeva Lindore 2019, ka zgjedhur t’i vendosë në një shtyllë, pranë njëri-tjetrit, flamujt e Kosovës dhe Serbisë.

Kosova është duke u përfaqësuar nga dy skitare, Klea Vrella dhe Elba Kokaj, në Festivalin Olimpik që është duke u mbajtur në Bosnje dhe Hercegovinë, shtetin që nuk e njeh Kosovën si ta pavarur.

Por, kjo nuk ka mundur ta parandalojë valëvitjen e flamurit kosovar në Sarajevë.

Megjithatë, ajo çfarë çudit më shumë është se flamuri i Kosovës është vendosur pranë atij të Serbisë, siç shihet edhe një fotografi publikuar në rrjetet sociale nga zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi.