Flet Rektori i Universitetit të Pejës: “Ka qenë politikë e dikujt që të mbyllët Universiteti”

Pas rekomandimeve ndërkombëtare, është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, Mitrovicës e Prizrenit të mbyllen.

Vendimin e ka marrë sot Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Indeksonline ka kontaktuar me rektorin e Universitetit të Pejës, Fadil Millaku, i cili ka thënë se mbyllja e Univeritetit ka qenë politikë e dikujt për ti dërguar studentët në universitete private.

“Ka qenë politikë prej fillimit e dikujt për mu mbyll Uiversiteti, që të shkojnë studentët në universitetet private”, tha ai.

Më tej ai tha se po presin vendimin e Këshillit Shetëror që të bëjnë ankesë.

“Ne presim që të na vijë vendimi nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, mandej kur ta shohim vendimin kemi te drejtë të bëjmë ankesë”, u shpreh Millaku

Ndryshe, pas këtij vendimi, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit nuk e kanë të drejtën për të regjistruar studentë në këtë vit akademik.