FOLEJA E FUTBOLLIT KA FILLUAR TË NDOTËT…

Foleja e futbollit ka filluar të keqpërdor folenë e vetë, duke lejuar të vendosët në fole virusa të dëmshëm , dhe humbjen e identitetit të kombit të zbulimit të futbollit.

Gjithnjë gjitha eksperimentet e urrejtjet nga sukseset bëhën në shtetet e vogla e të pafuqishme siç jemi ne Sui Generis .
Nuk e harrojmë dot kurrë ndihmën për çlirimin tonë, por sdo të thotë kjo se tani është mirë në kurriz të njomakve tonë, të ndihmojnë Çekët , të shkojnë pa merit në Panair Futbolli .

Ofendimet nuk janë armët tona , armët tona janë realiteti e sportiviteti ( shkruaj për ndeshje ndërkombëtare ).
Ne jemi të vetëdijshëm se gjithnjë e posaqërisht për ne do të ketë kohë për suksese që i meritojmë, por i duam kur ti meritojmë.

Aty ku nderi blihet me para , zgjat aq sa ka para , ne kemi dashuri e mirënjohje për miq , pa para .

Ata që na urrejnë më së shumti , edhe na kanë zili më së shumti , nuk është ky vyrtyt i xhentelmenëve anglez, e dijmë fuqien e tyre futbollistike , por nuk e kishim parë e njohur këtë veprim jo sportiv nga ta .
Ndoshta u hidhëruan se janë shumë kokëfortë që ju shënuam 3 gola që moti se kishin përjetuar këtë ndjenjë, ndoshta edhe na u friguan se u mbrojshin shumë nga një autstajder, po mirë është të mos frigohesh , pikërisht kur frigohesh.

Është palidhje kur e shohim të gjithë haptas duke tentuar të na i thejnë ënërrat , por ne nuk i harrojmë.
Sepse Anglezët me vite të tëra në kualifikime nuk dijnë për disfatë, sa lehtë menduan se po na shesin dushk për gogla , e pamë ne e pa Evropa , po nejse thonë sport është, po për ne është më shumë se sport , se ne nēpërmjet sportit po na duhet të ridëshmohemi se jemi njerëz e popull i lashtë me kulturë e sport, ku në kohën moderne matet pesha e një populli.

Porosis Anglezët e Çektë( jam i bindur se nuk e lexojnë , se anglisht nuk di ta shkruaj )
Se ndoshta ata do ta kanë atë knaqësi duke na parë duke vuajtur në stadium futbolli , por jo kurrë si dorëzohemi .
Se ne jemi mësuar duke i thënë vetëvetës Qëndro, Duro, dhe po na detyrojnë të notojnë në ujra të ndotura, sepse aty armiqtë tanë nuk dijnë të notojnē si ne, edhe pse nuk kemi deti, por kemi një Gjeneratë të Artë të Kombëtarës Kosovës , të cilëve duhet treguar se është vështirë të kemi sukses në këtë sport biznesi, po nuk e kuptojnë fjalën mosukses, dhe arrijnë suksese.

Të gjitha ofendimet zhduken, sepse me kohën në çdo mossukses kemi mbjellur farën e suksesit.
Futbolli është art, arti nuk njeh kufinjë, futbolli është garë sportive, gara nuk njeh emra, emrat krijohen me punë, e ne e njohim punën se gjithnjë kemi punuar për të tjerët, e tani për veti.
Ne nuk do ti kushtojmë kujdesë këtyre aktrimeve, ne do të ju hakmerremi duke ju treguar se në këtë tokë Dardane, që moti lëviz topi, e tani ka filluar të frymoj.

Ne nuk e kemi ditur se na frigohet Evropa në futboll, por tani duhet ta kuptojmë se e mësuam.
Djemt tanë në dy ndeshjet e fundit do të ju tregojnë kapacitetin e tyre Anglezëve e Çekëve të bashkuar (kuptohet nëse lejojnë arbitrat )

Se ne luajmë futboll të madh edhe pse jemi shtet i vogël

Enver D . Halili trajner redaktor e analist futbolli