Foshnja ra nga 20 metra lartësi, gruaja “heroinë” bën të pamenduarën

Vlen të quhet “heroinë” kjo grua e cila i ka shpëtuar jetën një foshnje. Ky i fundit ra nga 20 metra lartësi, por rastësisht u kap nga gruaja që po kthehej në shtëpi. 

64-vjeçarja Sveltana Sanarova pa foshnjën duke u varur në parvazin e një apartamenti, kur sapo ishte kthyer nga të bërit Pazar.

Babai dhe nëna e djalit, bërtitën të tmerruar për ndihmë. Për fat të mirë, aty pranë u gjend Sanarova, e cila hapi duart dhe arriti të priste fëmijën.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pashë djalin që po varej në parvaz, hapa duart dhe e prita. Për fat të mirë gjithçka përfundoi me sukses. Baba i saj më ofroi para, nuk pranova u ofendova nga ky fakt.”,-u shpreh gruaja.