Foto e rrallë e ish-presidentit Rugova me këngëtarët kosovarë, mes tyre babai i Dua Lipës

Po qarkullon një foto e ish-presidentit Ibrahim Rugova me emrat e njohur të estradës shqiptare.

Në media është duke qarkulluar një foto në të cilën shihet ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe disa prej emrave të njohur të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

I ndjeri ishte përkrahës i madh i artistëve kosovarë dhe këtë e dëshmojnë fotot që kanë qarkulluar ndër vite përfshirë edhe këtë të fundit.

Fotoja është publikuar nga njeriu më i afërt i Rugoves, Adnan Merovci i cili imazhin e ndau me miqtë në Facebook.

“Veç fakte!Gjatë vizitës te Presidenti RUGOVA, me grupin e këngëtarëve të këngës: “Kosova Calls for Peace” e realizuar në vitin 1998! Në foto: Violeta REXHEPAGIQI, Benet KAÇI, Besa DIDA, Labinot KRASNIQI, Fanë RUGOVA, BB POQI, Genc SALIHU, Dukagjin LIPA, Donika GASHI, Nora MUÇAJ, Shkumbin KRYEZIU, Xhevdet GASHI, Adelina ISMAILI, Mona ISMAILI, Sabri FEJZULLAHU dhe Sinan VLLASALIU! Në mungesë të “Selfie”, foton e shkrepa unë!”, ka shkruar Merovci në Facebook.