Franca shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19 që nga hapja

Franca ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 për të dytën ditë radhazi.

2,669 raste të reja në 24-orëshin e fundit janë shënuar të enjten në këtë shtet, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 209,365.

Shifra të tilla ditore së fundmi Franca shënoi në prill kur ajo ishte në mesin e shteteve me masat më të rrepta të izolimit. Por pavarësisht numrit në rritje të rasteve të infektuara, numri i pacientëve të hospitalizuar po zvogëlohet, raporton TheGuardian.

Ekspertët thonë se kjo po ndodhë për shkak se po infektohen më shumë të rinj, të cilët kanë më pak nevojë për përkujdesje mjekësore.