fbpx

Frashër Krasniqin e grinë komentuesit në postimin e fundit

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, qartazi i rreshtuar kah krahu i Molliqajt, është ofenduar nga miqtë e tij në Facebook, kur ka publikuar një fotografi me kolegët e tij deputetë. Ajo që bie në sy, nga 455 komente, është se asnjëri nga ta nuk është pozitiv karshi të sapoliruarit nga burgu.
Frashër Krasniqi i cili është kthyer sot si deputet në Kuvend, pas lirimit të tij nga paraburgimi ku edhe akuzohej për terrorizëm, ka publikuar një fotografi me të gjithë deputetët e tjerë që tashmë e kanë deklaruar largimin e tyre nga pozitat në Vetëvendosje.

Por, kjo fotografi, ka zgjuar reagimin e ashpër të mbi 400 komentuesve. Secili drejtonte fjalë fyese e ofenduese në drejtim të tij. Madje ia përmendin edhe tradhtinë. Kjo sigurisht që lidhet me qëndrimin e krahut të Molliqajt kundër Albin Kurtit.