Gafat e presidentit të KE-së, pas dehjes, shikoni si shfaqet!

Një video e publikuar në internet është shpërndarë me të madhe, pasi që supozohet se në të shihet Jean-Claude Juncker, “duke bërë gafën e radhës”.

Sipas mediave të huajai, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet shefi i Komisionit Evropian, në një konferencë në Bruksel, i cili kishte të mbathura dy këpucë të ndryshme.

Siç thuhet më tej, në një moment, ndërsa Juncker kthehet në podium, këpuca e majtë duket të jetë e zezë, ndërsa e djathta e tij duket të jetë ngjyrë kafe.

Ndërsa ai largohet, ngjyra e këpucëve duket të jetë e njëjtë, duke sugjeruar një iluzion të mundshëm optik.

Megjithatë, video gjithashtu tregon një grua që i afrohet Juncker dhe të dy janë parë duke shikuar këpucët e tij.

Zyrtari i BE-së shihet më pas duke u larguar.