‘Game of Thrones’ mbaroi, tani duhet ta shikoni këtë serial fenomenal

Seriali që ju lë pa frymë ju gjuan drejtë në kaosin e një katastrofe nukleare – dhe terrori i tij është i paharrueshëm dhe do të ju mbajë tërë kohës në tension.

Pas katër episodeve të tij të publikuar, mini seriali “Chernobyl” u radhit si seriali më i vlerësuar i të gjitha kohërave. Ndërkohë që votat e fansave mund të duken të hiperbolizuar, duke e pasur parasysh dramën që ofron që në fillim të serialit, mund të themi që nderi i këtij seriali nuk është ulur. Chernobyl është një serial mjeshtëror, shokues në mënyrën se si transmetohet dhe ofron një tension të pandalshëm, duke mos ju lënë të lirë as për një sekondë.

Shakaja, e cila përdorej për Titanikun “Mos ma tregoni përfundimin” kur në fakt të gjithë e dinin se si përfundon tragjedia, do të jetë e paevitueshme që të mos përdoret përsëri në Chernobyl, gjithsesi është e nevojshme që kjo histori të dëgjohet përsëri.

Që nga momenti i hapjes, na ofroi panik dhe dëshpërim, duke filluar me vetëvrasjen e Jared Harris, i cili e luan karakterin e Valery Legasov, një fizikan nuklear, dhe më pas na dërgon drejtë në ferrin e vetë katastrofës, dy vite më parë. Unë në disa raste e humbisja veten në mustaqet e baltosura dhe syzet e Ronnie Corbet – dhe filloja ta kuptoja se kush ishin njerëzit, duke u bazuar në stilin e flokëve, por kaosi ishte aq i madh, sa më dërgoi drejtë një frikë dhe konfuzioni prej të cilit nuk mund të arratisesha. Vendimi që t’i lënë aktorët që të flasin në bazë të theksit të tyre, ka qenë befasisht i efektshëm, dhe na ndihmoi, që ta kuptojmë se cili karakter kush është. Theks anglez ose irlandez, kështu e kuptova se më kisha të bëj.

Chernobyl është një film i katastrofës, një film i spiunazhit, një film horror, një triller politik dhe një dramë njerëzore. Terrori është i paharrueshëm dhe eksplicit, dhe imazhet e trupave të djegur të cilët vdesin në spitale, janë të pamundura për tu harruar. Edhe pse nuk është shokuese duke e pasur parasysh se këto pamje i kishim paramenduar, gjithsesi tema e ngjarjes në vete është tmerruese. Ky serial arrin që të lundrojë në rrugën e rrezikshme të cilën e kishin kaluar personazhet, por në të njëjtën kohë nuk na jep shumë shpjegime për ta, pra duke i mbajtur shikuesit në ethe gjatë tërë kohës. Shumë pak seriale arrin që të na lidhin me personazhe, pa na dhënë një histori paraprake për ta, e që në fakt vetë ky serial refuzon që të na shpjegojë historinë e tyre, duke i lënë shikuesit në pritje se çfarë do të ndodhë. Shumë pak seriale kanë arritur që pa ndonjë skenë shpërthyese të marrin vëmendjen e audiencës, ndër ta është edhe Game of Thrones, por që ky i fundit zgjati për 10 vite rresht, ndërsa Chernobylit iu deshën vetëm pak episode. Në pikën kur duket se e tërë katastrofa nukleare po injorohej nga shteti, një politikan i rangut të lartë (Brois Shcherbina) i kërkon Legasovit që t’i shpjegojë atij se si funksionon një reaktor nuklear. E aty është hera e parë që një bisedë sekrete e BRSS-së së asaj kohe, tregohet për publikun e gjerë.

Shpesh filmat kaq prestigjioz, të gjerë, të shtrenjtë dhe ambiciozë, na lënë pa fjalë, dhe Chernobyl është i shkruar shumë mirë, dhe e bën të njëjtën gjë. Por sa është me rëndësi të shikohen pamjet e filmit, aq me rëndësi është që të dëgjohet dialogu, dhe është serial që na jep durimin për të pritur në skena të rënda, për të cilat edhe është i njohur. Aty u shfaqën skena që nuk u tha asnjë fjalë, por që ju bënë të ndiheni pa frymë: Një grua që nga biçikleta e saj shikonte autobusin e stërngarkuar me njerëz të cilët po iknin nga qyteti i Pripyatit, qentë të cilët ndiqnin automjetet, drerë të vdekur e pemë që po shkatërrohen.

“Më shumë e preferoj mendimin tim sesa tëndin” thotë një zyrtar i lartë, edhe pse kishte informacione të sigurta që i prezantoheshin. Faktet janë thjeshtë një çështje e interpretimit. Paraqitja e së vërtetës është treguar katastrofisht bukur. Ndoshta ne nuk po jetojmë nën kërcënimin e KGB-së, por ndjenja e frikës ndaj saj nuk ndihet aq larg. Reagimet e njohurive shkencore dhe të ekspertëve, kanë pasoja të tmerrshme. Ka kuptim kur një audiencë moderne e shikon Chernobylin; renesancën e një dhimbje të madhe.

Chernobyl nuk do thjeshtë të shijohet ashtu siç është. Si një dramë, është pafundësisht e zymtë. Madje edhe veprat e heronjve – Legasovit dhe Khomyuku, i bëjnë zyrtarët më të lartë komunistë që të provojnë ta kuptojnë katastrofën, që bëri që shumë të pafajshëm të vdesin. Por ajo çfarë është tmerruese për ta parë, në të njëjtën kohë është edhe brilante. Është një serial që të bën ta lodhësh trurin. Në mesin e horrorit, ndoshta pesë episode nuk duken edhe të mjaftueshme. /GazetaExpress/

Për The Guardian, shkruan Rebecca Nicholson