Genta Ismajli dhe biznesmenin turk planifikojnë të martohen së shpejti

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta do të martohen.

Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli dhe biznesmeni turk, Huseyin Usta, ka një kohë që e kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë.

Tashmë çifti planifikojnë edhe të martohen dhe Genta këtë e bëri të ditur gjatë një interviste për Prive.

Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth ceremonisë, Ismajli dukej mëse e dashuruar në partnerin e saj të ri.

Genta ka treguar se ëndërron të bëhet nënë.