fbpx

Gigabyte prezanton shtëpizën C200 Glass ATX

Kompania Gigabyte ka prezantuar shtëpizën C200 Glass ATX mid-tower (modeli GB-C200G), i cili karakterizohet nga paneli prej xhami të kalitur në pjesën e përparme, si dhe paneli i xhamit të plotë në anën e majtë, raporton TechPowerUp.

Nga ana e përparme e panelit gjendet RGB LED vertikal. Në brendësi C200 Glass e ka një pamje konvencionale, dhe horizontalisht të ndarë.

Pjesa e sipërme e shtëpizës ka vend për pllakë amë ATX ose pllakë më të vogël, kartelë grafike me gjatësi deri në 33 centimetra, dhe ftohës të CPU deri në 16.5 cm në lartësi. Pjesa e poshtme e përfshin vendin për furnizimin me energji elektrike në gjatësi deri në 17 cm, si dhe dy sllote prej 3.5 inçëve, ku secili mund të akomodojë disqe më të vogla 2.5-inçëshe. Ofrohen edhe dy mounte shtesë 2.5-inçëshe në pjesën e sipërme, së bashku me sllotin për pllakën amë.

Kur bëhet fjalë për ventilimin, ofrohen sllotet e përparme 3x 120 mm ose 2x 140 mm, ventilatorë të sipërm 2x 120 mm dhe të poshtëm 120 mm. Ka mundësi të shtohen radiatorët 360 mm ose 280 mm në anën e përparme, radiatori 240 mm në anën e sipërme dhe 120 mm në anën e pasme.

Opsionet e konektimit për panelin e përparmë përfshijnë dy porte USB 3.x type-A, portin HDA dhe butonin për ndryshim të ndriçimit LED. Dimensionet e shtëpizës Gigabyte C200 Glass janë 514 mm x 277 mm x 523 mm, ndërsa peshon 7.24 kilogramë. Çmimi nuk është bërë i ditur ende.