Giroud: Arsenal? Gjaku im është i kaltër tani

Olivier Giroud është i gatshëm t’i lërë besnikëritë e së kaluarës prapa veten për finalen e këtij sezoni të Ligës së Evropës, ku Chelsea do të përballen me Arsenalin. Giroud shpreson se do të arrijë t’u ndihmojë “Blues” ta fitojnë trofeun e kësaj gare.

Përderisa sulmuesit francez nuk i janë dhënë shumë mundësi në Premierligë këtë sezon, ai ka qenë njëri ndër performuesit më të mirë në Ligën e Evropës

Chelsea i detyrohet pjesërisht Giroudit për vendin e siguruar në finale të Ligës së Evropës, pasi që sulmuesi i ka shënuar 10 gola në 13 ndeshjet e zhvilluara në Evropë këtë sezon.

“Blues” do të duhet ta mposhtin rivalin e qytetit, Arsenalin, nëse dëshirojnë ta fitojnë trofeun në Baku, më 29 maj. Kjo do të thotë se Giroud do të përballet me ish-bashkëlojtarët dhe ish-mbështetësit e tij.

Sulmuesi u transferua në Stamford Bridge në janar të vitit 2018, pasi Pierre Emerick-Aubameyang u transferua në Arsenal nga Borussia Dortmund. Kjo bëri që Giroud t’i japë fund periudhës pesë-vjeçare e gjysmë me Arsenalin.

Por, përkundër kësaj kohe, në të cilën u përfshinë edhe tri triumfe në FA Cup, Giroud mezi po pret të luajë kundër Arsenalit në finale.

“Mua gjithmonë më pëlqen të luajë kundër ish-klubeve të mia. Do të jetë e vështirë dhe mund të jetë e dhimbshme nëse shkon në mënyrën e duhur, por ti duhet t’i lësh ndjenjat dhe kujtimet anash”, ka thënë Giroud.

“Unë i shijova vitet e mia atje. Ka qenë një pjesë e madhe e karrierës sime, ishte klubi im i parë në Angli dhe gjithmonë do të mbetet i veçantë, por tani ndiej se gjaku im është i kaltër. Njëjtë si në ekipin kombëtar, e kaltra më përshtatet mirë”.