Gjatë të martës në Kosovë u shqiptuan 1 mijë e 235 tiketa trafiku

Policia e Kosovës gjatë ditës se djeshme ka arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale

Prej tyre, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit, thuhet në statistikat e policisë.

Sa i përket tiketave në trafik, për një ditë janë shqiptuar 1235 tiketa.

Policia rrugore ka shqiptuar gjatë të martës 1 mijë e 235 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Gjatë të martës në vend kanë ndodhur 31 aksidente, prej tyre 21 kanë kaluar pa të lënduar, ndërkaq 9 aksidente kanë qenë me persona të lënduar.