Gjendja e Artetas po përmirësohet

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka thënë skuadrës se po ndjehet më mirë, pasi ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira. Pasi Arteta rezultoi pozitiv me koronavirus, Premier League mori vendim për të pezulluar stinorin.

“E vërteta është se ne nuk prisnim që virusi të arrinte te klubi, te zhveshtorja. Mikel Arteta është më mirë. Ai është në gjendje të komunikojë me ne dhe po përmirësohet”, ka thënë mesfushori uruguaian i Arsenalit, Lucas Torreira për “Daily Mirror”

Te Arsenali luajnë dy futbollistë shqiptarë Grtanit Xhaka e Shkodran Mustafi.