Gjenerata e dytë e smartfonit me ekran me palosje e Huawei adopton dizajn të ngjashëm me Galaxy Fold

Debutimi i Mate X2 është përpjekja më e fundit e Huawei në segmentin e lartë të smartfonëve.

Huawei prezantoi ditën e sotme gjeneratën e dytë të smartfonit me ekran që paloset ndërsa e ardhmja e kompanisë është në pikëpyetje për shkak të sanksioneve Amerikane.

Debutimi i Mate X2 është përpjekja më e fundit e Huawei në segmentin e lartë të smartfonëve.

Huawei Mate X2 vjen me:

Ekran të jashtëm dhe të brendshëm i cili shfaqet kur telefoni hapet. Ekrani i jashtë është 6.45-inç diagonalisht dhe i brendshëm 8-inç kur është i hapur

Kamera e pasme përbëhet nga 4 sensorë të cilët kryejnë një varietet funksionesh nga zmadhim tek gjurmimi i thellësisë

Në zemër të smartfonit gjendet procesori Kirin 9000 prodhuar nga vetë Huawei dhe me arkitekturën 5-nanometër

Do të jetë një prej telefonëve të parë Huawei me sistemin operativ të kompanisë HarmonyOS

Çmimi i telefonit fillon nga 2,758 dollarë për modelin 256GB dhe shkon deri në 2,939 dollarë për modelin 512GB. Nga data 25 Shkurt do të shitet në Kinë ndërsa Huawei nuk konfirmoi nëse do të shitet ndërkombëtarisht.

Ekrani i brendshëm ka një rezolucion prej 2480×2200 ndërsa i jashtëm prej 2700×1160. Të dy ekrane kanë panele OLED me frekuencë rifreskimi prej 90Hz.

Kujtojmë se janë respektivisht më të mëdhenj sesa ekranet e Galaxy Z Fold 2 të cilët janë 6.2-inç i jashtë dhe 7.6-inç i brendshëm. Kapacitetet e memories shoqërohen me 8GB RAM dhe bateri prej 4,400 mAh që mund të karikohet me 55W.

Sistemi i kamerave të pasme fillon me një sensor kryesorë 50-megapiksel, një me kënd super të gjerë 16-megapiksel, një telefoto zmadhimi 3x prej 12-megapiksel, një 8-megapiksel me super-zmadhim optik 10x.

Teknikisht Mate X2 është telefoni i tretë i Huawei me ekran me palosje. Vitin e kaluar kompania ri-lançoi modelin Mate XS, një variant i përditësuar i modelit të parë me ekran me rezistent dhe procesor Kirin 990.

Huawei dhe sanksionet Amerikane

Vitin e kaluar administrata Trump i ndaloi Huawei të furnizohet me çipe. Dizajnet e kompanisë njohur si Kirin prodhoheshin nga gjiganti Tajvanez TSMC.

Por çdo prodhues, përfshirë këtu edhe TSMC, e kishte të ndaluar të shisni apo prodhonin çipe për Huawei përsa kohë përdornin teknologji dhe pajisje Amerikane.

Në 2019-ën Huawei u vendos në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara duke i ndaluar çdo kompanie Amerikane eksportimin e teknologjisë tek kompania Kineze.

Goditja më e rëndë që Huawei mori nga kjo manovër ishte humbja e aksesit në sistemin operativ Android. Në Kinë as që e trembte Huawei një lëvizje e tillë por në Evropë ku kompania po shkëlqyente, shitjet u goditën rëndë.

Në fund kush do të blinte një smartfon Huawei pa Google Play Store. Në përgjigje të ngjarjeve që rrodhën Huawei lançoi sistemin e vet operativ mobil quajtur Harmony OS ndërsa vitin e kaluar lançoi versionin e dytë duke premtuar ta sjellë tek smartfonët.

Mate X2 është një prej smartfonëve të parë me këtë sistem operativ.