Gjermania dhe vendet e Vishegradit pajtohen për rihapjen graduale të kufijve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe udhëheqësit e katër vendeve të Vishegradit janë pajtuar që t’i rihapin kufijtë gradualisht dhe t’i largojnë kontrollet kufitare sipas gjendjes së pandemisë.

Ky njoftim erdhi pas bisedave mes kancelares Merkel dhe kryeministrave të Polonisë, Hungarisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, sipas deklaratës së zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Liderët e këtyre shteteve patën një shkëmbim të pikëpamjeve për masat rreth luftimit të pandemisë dhe u pajtuar që është në interesin e vendeve të tyre që të largohen gradualisht kufizimet e tanishme dhe kontrollet kufitare sa më parë që e lejon situate, thuhet në deklaratë.

Në një takim tjetër mes kancelares Merkel dhe kryeministrit çek, Andrej Babiš, dy udhëheqësit konfirmuan se dëshirojnë t’i largojnë kufizimet ndaj njerëzve dhe bizneseve në rajonet kufitare sa më shpejt që është e mundshme.

Këto dy vende e ndajnë një kufi të përbashkët që është i gjatë 817 kilometra, shkruan “CNN”