Gjermania ofron ndihmë për Policinë e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, bashkë me ambasadorin gjerman në vend, Thomas Gerberih, nënshkruan protokollin mbi dorëzim-pranimin e një donacioni të automjeteve dhe pajisjeve për MPB-në
Oliver Spasovski më herët gjatë ditës, realizoi një takim me gjeneralin Gregor Pelz, drejtor i departamentit për analiza pranë Policisë Federale të Gjermanisë, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori gjermane në Shkup, Thomas Gerberih.

Pas takimit, Spasovski dhe Gerberich mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.

“Dhurohen 20 automjete të markës Dacia Duster me vlerë rreth 323.000 euro si dhe 351 palë çizme speciale me vlerë 45.000 euro për nevojat e policisë kufitare”, tha Oliver Spasovski, duke shtuar se Republika Federale e Gjermanisë është një nga ato vende që pa hezitim fare bën kontribut të madh për përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe prosperuese.

Kjo ndihmë është e mirëseardhur tha Spasovski, për të shtuar se ajo që vlen të theksohet është se Gjermani mbetet një mbështetës konsekuent i përcaktimit të vendit për të zbatuar reformat dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ambasadori gjerman, Thomas Gerberih, theksoi se Maqedonia e Veriut me Marrëveshjen e Prespës dha një dëshmi dhe shembull se si duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet në rajon.

“Momenti i rëndësishëm i radhës do të jetë në qershor të këtij viti kur do të takohet Këshilli i BE-së në Bruksel, atëherë kur vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin nëse këtë vit do të çelen negociatat aderuese”, tha ambasadori Gerberih, duke i kujtuar qeverisë së Maqedonisë së Veriut se duhet të zbatojë reforma të caktuara të cilat përfshijnë reformën e strukturave të sigurisë.

Ndryshe ky është donacioni i tretë gjerman për MPB-në, me një vlerë të përgjithshme mbi 660.000 euro