Gjermania publikon listën për dy ndeshjet e marsit, Low befason me tri prurje të reja

Trajneri Joachim Low ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e marsit, në kuadrin e kualifikueseve të “Euro 2020”.

Me tri prurje të reja; Maximilian Eggestein, Niklas Stark dhe Lukas Klostermann, por pa heroin e Kupës së Botës 2014, Mario Gotze, kombëtarja gjermane e futbollit na prezantohet për herë të parë në këtë vit kalendarik, transmeton IndeksOnline.

Sfida hapëse e kësaj fushate eliminatore do të luhet më 24 mars, në Amsterdam, kundër rivales së vjetër, Holandës, ndërsa katër ditë më vonë, Gjermania do të presë Serbinë në një miqësore në Volfsburg. Tre emrat e rinj, mesfushori Eggestein (22 vjeç / Werder Bremen), mbrojtësit Stark (23 vjeç / Hertha BSC) dhe Lukas Klostermann (22 vjeç / RB Leipzig) do të shpresojnë të debutojnë.

Dihej tashmë se Hummels, Müller dhe Boateng nuk do të figuronin në listë, ngaqë Low e deklaroi personalisht këtë gjë javën e kaluar, si pjesë e hapjes së një cikli të ri në kombëtaren gjermane. Julian Draxler (PSG) nuk është gati, për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Lista:

Portierë: Manuel Neuer (Bayern München), Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt)

Mbrojtës: Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Marcel Halstenberg (RB Leipzig), Thilo Kehrer (Paris Saint-Germain), Lukas Klostermann (RB Leipzig), Antonio Rüdiger FC Chelsea), Nico Schulz (TSG Hoffenheim), Niklas Stark (Hertha BSC), Niklas Süle (Bayern München), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)

Mesfushorë / sulmues: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Maximilian Eggestein (Werder Bremen), Serge Gnabry (Bayern München), Leon Goretzka (Bayern München), Ilkay Gündogan (Manchester City), Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Joshua Kimmich (Bayern München), Toni Kroos (Real Madrid), Marco Reus (Borussia Dortmund), Leroy Sane (Manchester City), Timo Werner (RB Leipzig)