Gjilanasi e bën llom një person pas një mosmarrëveshje në punë, arrestohet

Dje pasdite në Komunën e Gjilanit, policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njejti pas një mosmarërveshje pune, ka sulmuar fizikisht një person

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, derisa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar lidhur me një mosmarrëveshje pune. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë