Gjilani me tri pikë të mëdha

Skuadra e Gjilanit arkëton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit.

Ata si vendas e mposhtën me rezultat 1:0 Drenicën nga Skenderaj, në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Lojë mjaft e mirë nga të dyja skuadrat por pikët mbeten në Gjilan.

Në minutën e 11-të, Darko Nikaç shënon për Gjilanin.

Drenica u orvat por nuk arriti pikë.

Gjilani renditet në vend të tretë me 23 pikë, ndërsa Drenica është një pozitë më poshtë me 5 pikë me pak.