Gjilani nderon Heroin Xhevat Qerimi

Shkruan: Ismet Sylejmani

Kryetari i Komunës së Gjilanit i nderuari Lutfi Haziri, shok aktiviteti patriotiko-atdhetar, për liri, pavarësi e demokraci i Heroit Xhevat Qerimi, konform kompetencave që ia jep pozita e të parit të Komunës së Gjilanit, ka marrë vendim që në kuadër të ngjarjes tashmë historike, Flaka e Janarit, meritori dhe propozuesi i parë i të cilës ishte Heroi i Pavarësisë Xhevat Qerimi, ta rivarrosë me nderime të mëdha, në varrezat e të rënëve për liri, veprimtarin e atdhetarin e madh, organizatorin e talentuar të demonstratave të vitit 1989 dhe 1990 në Gjilan, luftëtarin e shquar kombëtar, të pavdekshmin Xhevat Qerimi!

Ky eveniment i madh që pergaditet në muajin e madh e historik për popullin shqiptar, që është muaj dhembje e krenarie, do të këtë në epiqender të tij, figurën madhore e heroike të gjigantit Xhevat Qerimi, i cili një jetë të tërë, të shkurtër që e kishte, e kishte vënë në sherbim të luftës për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Heroi i Pavarësisë së Kosovës Xhevat Qerimi, me nderimin që do ti bëhet duke u rivarrosur në mënyrë meritore në panteonin madhor ku prehet nderi i kombit, do të mbetet ngjarje e shënuar e aktivitetit kombëtar të Komunës së Gjilanit, sepse vendimi historik i Kryetarit Lutfi Haziri për ta derguar atje ku bëjnë roje në dekada pa mbarim të vdekurit e gjallë, është vendim të cilin historia e re e Gjilanit dhe e Kosovës, do ta vlerësojë si një nga hapat e mëdhenj e me kompetencë të Kryetarit, ngase Xhevat Qerimi pjesën më të madhe të kontributit të Tij e kishte dhe e ka dhënë në Gjilan e për Gjilanin!

Atë ditë më 10 Janar kur do të bëhen homazhet, kur do të mbahet Akademia Përkujtimore dhe kur do të zhvillohet ceremonia e rivarrimit, qyteti i Gjilanit do të jetë i nderuar, sepse do të jetë zot shtëpie i nderimit të madh e në tri faza për një ditë, që do të bëhen për djaloshin trim e të vendosur, i cili stafetën e luftës për liri da dërgonte me çdo çmim përpara e drejt lirisë,demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës!

Sheshet, rrugët dhe rrugicat e qytetit të Gjilanit, ku ka shpërndarë trakte e komunikata, thirrje e kërkesa të LPRK-së Heroi Xhevat Qerimi, ku ka organizuar demonstrata e protesta, ku ka brohoritur e kënduar këngë patriotike, ku ka gjuajtur me gurë e mjete të forta automjetet e veturat policore dhe ku e ka gjuajtur me arme zjarri helikopterin policor serb, do të jenë të nderuara aë ditë kur Gjilani do të nderojë veprimtarin e madh kombëtar Heroin Xhevat Qerimi!

Populli i Gjilanit i viteve 1989 dhe 1990, e maban në mendjen e tijë se një djalë i shkathët iu printe demonstratve kundër pushtuesve serb në Kosovë!

Ai burrë me shtat korpulent, trim e i vendosur që sulmonte eskadronet policore dhe në krah të tij vritej Dëshmori i Kombit Reshat Ymeri, ishte Heroi Xhevat Qerimi!

Edhe te spitali i qytetit të Gjilanit kur goditej për vdekje djaloshi trim e i fuqishëm Dëshmori i Kombit Agim Rashiti, ishte Heroi Xhevat Qerimi që printe në atë pjesë të qytetit me demonstratën!

Heroi Xhevat Qerimi ishte personalitet i madh e vendimtare i periudhes nga viti 1986 deri ne vitin 1990/91!

Vula e veprimtarise se Tij eshte e madhe!

Kontributi i Tije ilegal-patriotik, është vendimtar për fazat që kalonim si lëvizje politiko-patriotike atdhetare e kohës!

Xhevati ishte njeri i aksionit, praktik e konkret, i drejtëpërdrejtë!

Heroi Xhevat Qerimi kishte të ndarë mendjen veprim e organizim, angazhim e vendosmëri për realizimin e ëndrrës shekullore të gjyshërve e stërgjyshërve, për çlirim nga Serbia pushtuese, po pati nevoje edhe me armë në duar dhe çlirim patjetër!