Gjuriq pajtohet me Lajcak se marrëveshje me Kosovën duhet të jetë ‘sipas të drejtës ndërkombëtare’

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se qëndrimi i Serbisë është që një zgjidhje për çështjen e Kosovës mund të kërkohet vetëm me respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Pas deklaratës së të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se qëllimi i dialogut është të arrihet një marrëveshje juridikisht detyruese dhe se ajo duhet të harmonizohet me ligjin ndërkombëtar, ai deklaroi se qëndrimi i Serbisë është që një zgjidhje mund të kërkohet vetëm me respekt dhe të drejta ndërkombëtare, raporton Tanjug.

Ndëkaq, Vuçiq ka thënë se është i bindur që Lajçak si ekspert dhe njohës i rajonit dhe emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi do të kryej detyrën e tij me përgjegjshmëri dhe paanshmëri.

Ndryshe, Lajcak dje është deklaruar kundër ndryshimit të kufijve dhe ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i kontribuojë paqes dhe duhet të bëhet sipas të drejtës ndërkombëtare.