Gjuriq për incidentin në Veri: Shqiptarët duan luftë edhe në këso situata të vështira

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka folur për incidentin e sotëm në Mitrovicë mes disa shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.

Sipas Gjruiqit, shiptarët e drejtuar nga Agim Bahtiri sot kanë tentuar që të uzurpojnë pjesën e veriut të Mitrovicës.

Për Gjuriqin një përpjekje e tillë është dëshirë për konflikte të reja.

“Shqiptarët përpiqen të provokojnë përsëri konflikte”, ka thënë Gjuriq

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” ka thënë se një përpjekje e tillë në një kohe krize sikur kjo e shkaktuar nga koronavirusi është e pakuptimtë.

Ai tutje ka thënë se shqiptarët “po duan gjakderdhje në Lumin Ibër” , derisa përmend faktin se serbët para pak ditësh ua hapën dyert për të blerë miell.