Gjuriq: Për Serbinë, të enjten në Bruksel temë e parë do të jetë Asociacioni

Pak pasi emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, njoftoi se të enjten në Bruksel Kosova e Serbia do të diskutojnë për çështjet financiare, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se për palën serbe temë e parë në takim do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Faleminderit për mikpritjen. Çështja e parë në agjendë nesër do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Të paktën për palën serbe. Ajo për të cilën jemi pajtuar me ndërmjetësim të BE-së, shtatë vjet e gjysmë më herët. Po ajo”, ka shkruar ai në Twitter si përgjigje ndaj Lajçakut.

Tutje, Gjuriq ka thënë se në agjendë mund të jenë edhe çështjet e pronave.

“Kemi shumë për të thënë për këtë çështje (pronat private, kishat e pronat shtetërore)”, ka thënë Gjuriq.