Gjykata Supreme konstaton shkeljen ndaj ish-drejtorit të Krimeve Ekonomike, Emin Beqirit

Gjykata Supreme ka konstatuar shkelje në favor të ish-drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqirit.

I pandehuri akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare; pengim i të provuarit dhe moslajmërim i veprave penale.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në vitin e kaluar nga Prokuroria e Shtetit.

“Pas shkrimeve në media, të publikuara sot, sa i përket vendimit të Gjykatës Supreme për ish-drejtorin e Krimeve Ekonomike, në Policinë e Kosovës, E.B., i akuzuar për; keqpërdorim të pozitës zyrtare; pengim i të provuarit dhe moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre, njoftojmë opinionin publik, se bazuar në Kërkesën për Mbrojtje të Ligjshmërisë, të ushtruar nga Prokurori i Shtetit, kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe të Gjykatës së Apelit, Kolegji Penal i Gjykatës Supreme, ka konstatuar shkeljen në favor të të pandehurit.

Vendimi për këtë rast është duke u punuar, dhe në momentin që iu dërgohet palëve në procedurë, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, mediat mund të kenë qasje në të” thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.