Gjysmëfinalja e parë të US Open, Anderson-Carreno-Busta

Kevin Anderson dhe Pablo Carreno-Busta janë dy gjysmëfinalistët e parë të US Open, në konkurrencën e meshkujve.

Anderson ka shuar shpresat e amerikanëve, duke e mposhtur Sam Querrey-n, 3-1 në sete, 7-6(7-5), 6-7(9-11), 6-3, dhe 7-6(9-7), për të arritur për here të parë në karrierë në një gjysmëfinale.

Ndërsa, spanjolli Carreno-Busta kamboshtur me lehtësi argjentinasin Diego Schwartzman, 3-0 në sete, 6-4, 6-4 dhe 6-2.

Nadal vs Rublev dhe Federer vs Del Potro, janë dy ndeshjet e ardhshme që do të përcaktojnë edhe dy gjysmëfinalistët e tjerë të US Open.