Gold AG në një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun? E zbulon kjo foto

Janë shfaqur së bashku në studion muzikore “M-Production”.
Fjala është për këngëtarin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu dhe reperin nga Presheva, Gold AG që siç duket do t’i bashkojnë forcat në një bashkëpunim

Në një studio muzikore gjersa bëjnë shqiponjën, dyshja lë të kuptohet se po vijnë me këngë të re por asgjë deri më tani nuk është konfirmuar.

Sabriu dhe Ariani, nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë por marrë parasysh sukseset e tyre do të ishte një kombinim i bukur.

Presim të shohim se çfarë do të ndodhë.