Gonzalesi i shpejtë

Një ëmbëlsirë që do të jetë e gatshme sa hap e mbyll sytë.

Përbërësit
15 lugë gjelle sheqer
15 lugë gjelle miell
3 vezë
150 ml vaj
150 ml qumësht
1 pluhur pjekurinash
Për shurupin:
15 lugë gjelle ujë
15 lugë gjelle sheqer
1 sheqer vanilje
3 lugë gjelle kakao

Udhëzimet

Hapi 1
Për masën e kekut miksojini mirë të gjithë përbërësit.

Hapi 2
Zbrazeni në tepsinë e lyer me pak vaj dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për afeo 30 minuta.

Hapi 3
Njëkohësisht përgatiteni shurupin për ëmbëlsirën, duke ngrohur bashkë të gjithë përbërësit. Mos i lini të vlojnë.

Hapi 4
Shurupi i nxehtë hidhet mbi kekun e nxehtë.

Ju bëftë mirë.