Google 4,7 miliardë dollarë fitime nga lajmet

Kompania Google ka arritur të fitojë 4,7 miliardë dollarë në vitin 2018 falë lajmeve.

”Nga këto fonde edhe gazetarët meritojnë diçka duke qenë se shifra është pothuajse e barabartë me të ardhurat nga reklamat e bëra nga e gjithë industria amerikane e medieve vitin e kaluar”, sipas studimit të kryer nga News Media Alliance, shoqata që përfaqëson më shumë se 2 000 gazeta amerikane, përfshirë ”New York Times”.

“Studimi ilustron qartë gjëra që ne i dinim të gjithë. Dinamika aktuale e marrëdhënieve midis platforms ‘Google News’ dhe industrisë sonë është shkatërruese”, thekson Terrance Egger, drejtor i përgjithshëm i ”Philadelphia Media Network LLC”.

Studimi u bë publik në funksion të seancës dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve mbi marrëdhëniet ndërmjet kompanive të mëdha të teknologjisë dhe medias.