Guardiola ka një mesazh për skuadrat që duan ta mposhtin Real Madridin dhe Barcelonën

Pep Guardiola ka dhënë mendimin e tij për këtë afat kalimtar të janarit.
Pep Guardiola e ka pranuar se ka dështuar në disa shënjestra, shkaku i Barcelonë dhe Real Madridit.

Trajneri spanjoll ka thënë se është e vështirë të konkurrosh me dy skuadrat nga La Liga, pasi edhe lojtarët e duan kalimin atje.

“Ne duhet të jemi të shpejtë dhe të mençur në lëvizjet tona për të blerë lojtarë”, tha fillimsith Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Ne duhet të adaptohemi. Është e vështirë të blesh top, top lojtarë, në një çmim të mirë. Është pothuajse e pamundur. E kamë thënë disa herë, Barcelonën dhe Real Madridin është e vështirë t’i mposhtësh në afatin e transferimeve”, ka shtuar më tej trajneri i Manchester Cityt.