Guvernatori thotë se Kosova ka stabilitet financiar të sigurt

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se të gjitha parametrat tregojnë se Kosova ka stabilitet të mirë financiar.
Sipas guvernatorit Mehmeti, konsumatori kosovar sa i përket punës që bënë BQK, ka një rritje të vetëdijësimit. “Ka vetëdijesim tek konsumatorët, kemi zhvillime pozitive në sektor. Norma e kredive është 6 %, pjesa dërmuese e kredive u dedikohet bizneseve”.

Mehmeti bëri me dije se 2.6 % janë kredit të këqija. “Kemi rritje të kredit edhe për ekonomitë familjare, po ashtu edhe për ndërmarrjet dhe për aktivitet e tjera, kemi rritjt edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Edhe Fondi për Garantimin e Kredive ka luajtur rol të mirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për mes këtij fondit janë të garantuara rreth 80 milionë euro”, tha ai.

Sipas tij për çdo vit ka rënie të normave të interesit në kredi. “Pritjet janë që edhe më shumë të bien normat e interesit në kredi. Edhe aktivizimi i përmbaruesve provat ka bërë që të kemi rezultat në këtë drejtim”, tha guvernatori Mehmeti sot në Radio Televizionin e Kosovës.

Edhe ankesat që po i bëjnë qytetarët e Kosovës janë rritur. “Kemi një rritje të theksuar të ankesave, kjo është bërë si rezultat i vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës për shërbimet që marrin nga institucionet financiare”, tha ai.

Për koston e lartë në banka, e që konsumatorët kosovarë po paguajnë deri në 5 euro në muaj, për individ, kurse për biznese edhe më shumë, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se ankesat kanë të bëjnë me tarifat, ndërsa tek sigurimet, lidhur për kompensimet e dëmeve. “Për shtrenjtim që i kanë bërë bankat, jemi në proces të shqyrtimi se a kanë pasur bazë”, tha ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmet, bëri me dije se është për bankat ka pasur shqiptim të gjobave ndaj bankave.

Sipas Mehmetit edhe dy banka të reja kanë shprehur interesim për të investuar në Kosovë.