HAGA NUK MUND T’IA MERR RAMUSHIT SHKËLQIMIN E LUFTËS PËR LIRI

Pengesa e quajtur Ramush Haradinaj tash e tutje nukekziston dhe mbetet  presim se çka do  sjell e nesërmjapa Ramushin  krye  Qeverisë  Kosovës

ShkruanMehmet PRISHTINA

Lajmi më ri që u shoqërua me habi e paqartësi, vazhdon të jetërasti i Ramush Haradinajt, i cili dje u tërhoq nga pozita e Kryeminsitri të vendit, pas ftesës që ai kishte marrë nga GjykataSpeciale e Hagës, në cilësinë e ‘të dyshuarit’.  
Pse befasi dhe parartësi?
Askush nuk e priste se pikërisht kryeministri i Kosovës, pikërisht në këtë interval kohor, do të jetë në shënjestër të kësajgjykate.
Kurse paqartësia ka të bëjë me prapavinë e këtij procesi, që përshumë kend mbetet një mjegull që futet qëllimisht mbi qiellin e Kosovës për të turbulluar situatën politike, në prag të vendimevehistorike që mund t’ia ndryshojnë kursin disa zhvillimeve qëmund të jenë të disfavorshme për vetë Kosovën.  

Ramush Hardinaj nuk është një emër i thjeshtë. Ai ështëemblemë e një krenarie që u kunorëzua me shumë sakrifica nëshumë beteja të UÇK-së, të cilat, pa prejashtime kan lavdinë e tyre qē do të jetojnë sa të ketë jetë në tokë, bashkë me lavdinë do të jetojnë edhe Heronjët e kësaj lufte, Adem dhe Hamëz Jashari. Luan e Shkëlzen Haradinaj, Fehmi dhe Xhevë  Lladrovci, Abeja,Agimi e Sali Qeku e mijëra heronjë e dëshmorë tjerë tëKosovës tonë.

Por, lavdia ka edhe Heronjët e gjallë, të cilët me rrëfimet e tyrena mësuan edhe më për së afërmi betejat e lavdishme, betejatmitike, beteja që kur i dëgjonim nga ish luftëtarët tanë nadukeshin si beteja e 300 spartanëve nga historia e lashtë.

Lufta e UÇK-së ishte më shumë se heroizëm, epike, jo ndoshtanga përmasat e tyre por nga matematika e numrave dhe armëvetë përdorura. Të gjitha ato kanë dicka nga lufta epike e 300 ilirospartanëve kundër dhjetëra mijëra persve në lashtësi. 

Kjo luftë për çlirim ka dicka hyjnore dhe të pashkrueshme me fjalë në letër. 

Epike, me përmasa të padëgjuara më parë dhe jashtë cdostrategjie që ka mundur të bëjë dikush deri sot, ishte edhe lufta e Komandantit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. 

Cilindo rrëfim ta dëgjosh, nga cili do luftëtar i atyre betejave do të mësosh një të vërtetë tē madhe, luftën titanike, të lavdishme tëdjemve e vajzave tē udhëhequr nga Ramush Hardinaj kundërmijëra trupave, te armatosura me armet më moderne te kohësdhe aviacion serbe. 

Ramushin nuk e ndali as rënia e dy vëllezërve në frontet e luftësGjeneralëve Shkëlzendhe Luan Haradinaj, e as vështirësitë tjera, ai vazhdoi deri në liri.

Kam dëgjuar shum rrëfime nga ato beteja në Dukagjin, jostrategji po rrëfime që nga Gjeneralët e Lavdisë e deri te ushtarëtqë ndoshta edhe nuk njihen mes vete por kan një të përbashkët: turpërimin e Armatës Jugosllave dhe fitoren e spartanëve tëUÇK-së.

Ramushi, doli fitimtar nga lufta për liri, por nuk e ndali luftënpër zhvillimin e Kosovës së lirë. Duke parë ndasitë e mëdhapolitike pas lufte ai u kyq në jetën politike duke bërë koalicionme ish Presidentin Ibrahim Rugova dhe duke i dhënë kështuKosovës edhe shembullin se mbi dallimet e cfardo formeqofshin ato, Kosova është e para.

Puna e tij si Kryeministër u ndërpre pas 100 ditëve nga ana e Tribunalit të Hagës nga ku doli fitimtar. 

Haradinaj edhe njëher, për të dytēn herë u përball me Hagën porprap doli fitimtar duke rrëzuar akuzat e Serbisë fashiste dhekëlyshve të tyre kundër luftës së UÇK-së.

Ramushit dhe shumë luftëtarëve tjerë as Haga e askush nukmund të ju marr asnjëher shkelqimin e luftës për liri. Ata janvetë liria që ne sot e përjetojmë.

Akuza e djeshma nga ana e Gjykatës Speciale, tregoi edhenjëher se gabimet e disa politikanëve kosovar do të vazhdojnë tikushtojnë Kosovës në rrugën e saj për zhvillim.

Dorëheqja si kryeministër, tregoi se Ramush Haradinaj vazhdonqë edhe më tej tē ruaj nderin dhe moralin si luftëtar dheburrështetas i vërtetë i Kosovës.

Taksa ndaj mallrave serbe, krijimi i ushtrisë, rritja e zhvillimitekonomik jan vetëm disa nga të arriturat e punës gati dy vjeqaretë Kryeministrit Haradinaj deri dje.

Ai tregoi edhe njëher se Kosova është mbi gjithçka. 

Personalisht, mendoj se tani Kosova dhe shqiptarët nëpërgjithësi kan ardhur në një moment tjetër politik.  Ështëmomenti që shqiptarët ti kthehen plafotmës së patriotëve tëmëdhenjë tē historisë sonë kombëtare, kurse shembullin e ecjesmë tutje të kombit ta kërkojm tek njëri ndër ideologët kryesorëtë çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve, HasanPrishtina, i cili tërë jetën e tij e kishte lidhur me fatin e kombit e Atdheut. 

Përballja me drejtësinë nuk është kurrfarë risie për RamushHardinaj, për arsye se ai këtë e ka provuar në disa raste, por ajoqë është për t’i habitur edhe  ekspertët e jurisprudencës ështëfakti se si është e mundur që pikërisht Ramush Haradinaj ishtendër politikanët e rrallë të Kosovës që i sfidoi të gjitha filtrate e drejtësisë ndërkombëtare, të ftohet sërish nga një GjykatëSpeciale, e cila gjoja qenka më drejtësi kërkuese se sa gjykatatparendëse, në të cilat Ramushi u shpall i pafajshëm. 
Tani kur sërish ftohet në Hagë, Ramush Haradinaj, por nëcilësinë e të ‘dyshuarit’ askush nuk beson se ky është një gjykimthjeshtë kundër një personi. Metodologjia mbi të cilën bazohetpuna e kësaj Gjykate, lë  për të kuptuar, nën rreshta, se ajomegjithatë nuk është imune nga forca të jashtme të cilat janë tëinteresuara ta shantazhojnë pikërisht këtë faze të procesevenëpër të cilat po kalon Kosova. Nëse dikush ishte pengesë që tëmos ndodhin disa zhvillime degarduese në Kosovë, ishtepikërisht Ramush Haradinaj, dhe kjo si duket dikujt nuk ikonvenoi, andaj edhe u kërkua eliminimi i tij si shef iekzekutivit të Kosovës.
Ka të ngjarë që Ramushi sërish të shpallet i pafajshëm, porefekti që dëshirohet të arrihet me elminimin e tij politik, ështëkauzë e atyre që duan të kryejnë punë në këtë fazë pa të. Dhe kjoështë shumë e rëndësishme, duke i marrë parasysh edhedisonancat e qëndrimeve politike që u shfaqën muajve të funditrreth vendimit për vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, ku Ramush Haradinaj ishte gati i vetëm kundër të gjithëve, brenda e jashtë Kosovës. 
Pengesa e quajtur Ramush Haradinaj tash e tutje nuk ekzistondhe mbetet të presim se çka do të sjell e nesërmja pa Ramushinnë krye të Qeverisë së Kosovës. 
Por, armiqtë e shtetit të Kosovës kanë harruar se edhe pas Ramushit, çdo shqiptar i ndërgjegjshëm është pengesë përrealizimin e skenarëve ogurzezë për Kosovën. Këtë e ka dëshmua edhe historia, sidomos periudha pas eliminimit fizik tëHasan Prishtinës, kur vetëdija politike kombëtare e shqiptarëveu zgjua edhe më tepër, në saje të ndikimit të fuqishëm që kishtelënë kjo figure  e madhe kombëtare në brezat e mëvonshëm.

20 korrik 2019, Prishtinë