Hahn ia tregon Serbisë afatin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025.

Hahn në një konferencë për media, të mbajtur bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic, ka thënë se viti 2025 si një afat për anëtarësimin e Serbisë në BE është synim ambicioz, por, sipas tij, është i realizueshëm.

“Kjo do të thotë që Serbia duhet t’i përfundojë të gjithë obligimet deri në vitin 2023”, ka thënë Hahn.

Delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga kryeministrja e këtij vendi Ana Brnabic, ka marrë pjesë në takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit Serbi – BE. Një takim të tillë me BE-në sot po realizon edhe Kosova, delegacionit të së cilës i prin kryeministri Haradinaj.

Ndërkohë, pala serbe bën me dije se është e e gatshme t’i hapë pesë kapituj të bisedimeve me BE-në.