Halo: The Master Chief Collection mbërrin në PC

Gjatë Inside Xbox Livestreamit të ri, 343 Industries njoftoi se Halo: The Master Chief Collection do të arrijë në PC – në Steam dhe Microsoft Store. Gjatë paralajmërimit u përmend edhe se Halo: Reach do të arrijë në The Master Chief Collection, por nuk është konfirmuar data e publikimit, shkruan Overclock3D.

Halo: The Master Chief Collection për PC do të publikohet në faza, ndërsa secila lojë nga koleksioni do ta ketë një lansim të veçantë. Kjo do t’ia mundësojë Microsoftit të investojë më shumë përpjekje në çdo lojë të serisë, e cila aktualisht përbëhet nga Halo: Combat Evolved, Halo 2, Halo 3, Halo 4, Halo: ODST dhe Halo: Reach

Versioni i lojës për PC do ta ketë opsionin e modifikimit të framerate-it, mbështetje për rezolucione të ndryshme, do të ofrojë grafikë të azhurnuar dhe funksione specifike për PC (modifikimi FOV, rimapimi i tasteve për mouse/keyboard).

Në këtë moment, data e publikimit të lojës Halo: The Master Chief Collection për PC nuk dihet, ndërsa as Steam dhe as Microsoft Store nuk e kanë listuar ende lojën. E gjitha që dihet është se loja e parë nga koleksioni do të jetë Halo: Reach, ndërsa lojërat e tjera do të publikohen në radhitje kronologjike.