Haradinaj: Bora u shkri shyqyr, pranvera po del

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është e pashpjegushme rezistenca e tij për taksën.

Ai  ka thënë se i vetmi kompromis për largim të taksës do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.

“Bora, u shkri shyqyr edhe pranvera po del. Kurrkush s’e jep tregun fal, tregu i Kosovës për Serbinë është treg me vlerë dhe ne kërkojmë që ky t’i prijë një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Nëse pezullohet taksa atëherë ne i kemi dhënë kohe Serbisë që të vonohet me dialogun”, ka thënë Haradinaj.