Haradinaj e Limaj flasin me deputetët e opozitës

Pak minuta para se të fillojë vazhdimi i seancës konstituive, në sallën e Kuvnedit tanimë shihen deputetët nga të gjitha subjektet politike.

Aty kanë ardhur edhe i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së, Begjet Pacolli, të cilët janë përshëndetur me disa deputet të LDK-së.

Në vendet e tyre janë edhe Kadri Veseli dhe deputetët e PDK-së.