Haradinaj: Kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin ta ulin vetëm një pagë, atë të Kryeministrit

Ramush Haradinaj ka folur për grevën në shëndetësi, gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për grevën në shëndetësi, gjatë një takimi që ka pasur në Mitrovicë me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“E di qe shëndetësia e arsimi janë në grevë, jam i vetëdijshëm, i shoh çdo ditë e lexoj, por me votimin e ligjit për pagat kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit, kam kërkuar që krejt sektorëve t’i rriten pagat përveç kryeministrit “ tha Haradinaj.

Punonjësit shëndetësorë janë në grevë që nga muaji dhjetor, ata kërkojnë paga në nivel me prokurorë e gjyqtarë. Nga greva u tërhoqën disa, derisa tani grevën e vazhdojnë kirurgët dhe ortopedët.

Ndërsa nga 14 janari, në grevë kanë hyrë edhe institucionet arsimore në Kosovë.